Nora Gjakova në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, eliminohen Akili dhe Fazliu

Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që është duke u mbajtur në Budapest.

Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale, pas katër fitoreve, një prej tyre pa luftë, shkruan lajmi.net.

Në çerekfinale, Xhakaova mposhti Anastassia Konkina, ndërsa tani do përballet me xhudisten nga Kanadaja, Jessica Klimkait.

Ndërkohë, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova fatkeqësisht në këtë turne janë eliminuar qysh në raundin e dytë.