Norvegji, katër nga pesë të vdekurit e sulmit me shigjeta janë gra

Në sulmin e kryer me shigjeta në qytezën Kongsberg të Norvegjisë në afërsi të një marketi, katër nga pesë personat e vdekur janë gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Policisë së Oslo-s, Ole Bredrup Saeverud, në deklaratën e tij tregoi se gratë që kanë humbur jetën nga sulmi me shigjeta janë të moshës 50 deri 70-vjeçare.

Pretendohet se i dyshuari danez ka ndërruar fe

Duke theksuar se sulmuesi 37-vjeçar i kapur pas incidentit është shtetas i Danimarkës, Saeverud tha se ende vazhdojnë hetimet nëse sulmi është një akt terrorist.

Pretendohet se sulmuesi nga krishterimi ka kaluar në Islam dhe se ka lidhje me qarqe radikale.

Prokurorja Ann Iren Svane Mathiassen theksoi se i dyshuari që disa vite jeton në Kongsberg dhe se njihej nga policia.

Avokati Fredrik Neumann, nga ana tjetër, tha se i dyshuari është marrë në pyetje në qendrën policore për më shumë se 3 orë, duke shtuar se ka një nënë daneze dhe baba norvegjez.

Agresori në mbrëmjen e 13 tetorit sulmoi me shigjeta njerëzit përreth që ndodheshin pranë marketit ‘Coop’ në rajonin Kongsberg, ku si pasojë e sulmit humbën jetën pesë persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Agresori u arrestua nga policia gjysmë ore pas ngjarjes. /aa