Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Nuk ka negociata formale,” Ministri i Jashtëm iranian: Do të pranojmë vetëm...

“Nuk ka negociata formale,” Ministri i Jashtëm iranian: Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mohon zhvillimin e negociatave zyrtare me Shtetet e Bashkuara, por pranon se merr mesazhe, qoftë drejtpërdrejt nga i dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, apo përmes Departamentit të Shtetit.

Njëkohësisht, ai thekson se Irani “nuk do të pranojë një armëpushim”, përveç në rastin e një “ndalimi të plotë të luftës në të gjithë rajonin”, duke shtuar se Teherani është “i gatshëm për çdo përballje tokësore”.

Sa i përket propozimeve amerikane, Araghchi, në një intervistë për Al Jazeera, mohoi se është dërguar ndonjë përgjigje nga ana e Iranit.

“Nuk kemi dërguar asnjë përgjigje ndaj 15 propozimeve të Shteteve të Bashkuara, dhe as nuk kemi paraqitur propozime apo kushte tona”, u shpreh ai.

Konkretisht, ministri i Jashtëm iranian konfirmoi për Al Jazeera se ka pasur shkëmbim mesazhesh me SHBA-në, qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes vendeve mike në rajon.

Exit mobile version