Ballina Lajmet Kosovë Nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, pa njohje reciproke

Nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, pa njohje reciproke

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, deputeti i Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani e ka pyetur shefin e negociatave me Serbinë, Avni Arifin nëse kërkesa që të mos ketë marrëveshje të reja hap mundësin për riformatizim të dialogut dhe se a është kusht njohja reciproke për normalizim të raporteve në mes dy vendeve.

Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka asgjë tjetër prioritet pa normalizim të raporteve dhe pa njohje reciproke, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se ky është qëndrimi i Qeverisë edhe kur është pyetur për deklaratën e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia jo domosdoshmërishtë duhet ta njoh Kosovën.

Exit mobile version