Ballina Artikuj Nuk ka rëndësi shtëpia ku banon trupi, por shtëpia ku banon shpirti!

Nuk ka rëndësi shtëpia ku banon trupi, por shtëpia ku banon shpirti!

Vehbi Zeqiri

Kjo thënie bart një mesazh të thellë filozofik…, idenë se vlera e njeriut nuk matet nga jashtë (shtëpia, pamja, pasuria, etj.), por nga brendësia (shpirti, karakteri, ndershmëria, etj.)

Shpesh e matim jetën me shtëpinë që kemi, me gjërat që na rrethojnë, apo me pamjen tonë të jashtme. Por e vërteta është se këto janë vetëm ‘muret’ e përkohshme të ekzistencës sonë.

Ajo që ka më shumë rëndësi është çfarë ndodh brenda nesh — si ndjehemi, çfarë mendojmë, dhe çfarë mbajmë në shpirt.

Nëse shpirti yt banon në paqe, mirënjohje dhe dashuri, atëherë je më i pasur se kushdo që jeton në pallate.

Banesa ime e vërtetë është vetvetja!

Vehbi Zeqiri

Exit mobile version