Ballina Lajmet Kosovë Nuk pendohet terroristi, thotë se i mbeti merak të vriste edhe më...

Nuk pendohet terroristi, thotë se i mbeti merak të vriste edhe më shumë muslimanë

Në pyetjen nëse mendon se është terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, australiani/terroristi Brenton Tarrent është përgjigjur pozitivisht.

“Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”, citohet të ketë deklaruar ai pas arrestimit.

Mirëpo a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftohtësi:

“Jo. Vetëm kam pasur dëshirë të kisha vrarë dhe më shumë, e të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë”.

A urreni myslimanët?

“Burrat dhe gratë myslimane që jetojnë në vendet e veta të lindjes? Jo. Myslimanët që zgjedhin për të bërë invadim në vendin tonë dhe për të zëvendësuar njerëzit tanë po. Ata nuk i dua.”

“Të vetmit myslimanë që vërtet i urrej janë të konvertuarit, ata nga populli ynë që ia kanë kthyer shpinën popullit të vet, kulturës së vet, traditës së vet dhe që u bënë tradhtarë të gjakut e të racës së vet. Ata i urrej”, është përgjigjur ai.

Exit mobile version