Numri i elefantëve që kanë ngordhur nga sëmundja misterioze në Zimbabwe shkon në 34

Ka shkuar në 34 numri i elefantëve të ngordhur nga një sëmundje misterioze në shtetin e Afrikës jugore, Zimbabwe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Autoritetit të Menaxhimit të Parqeve Kombëtare dhe Jetës së Egës në Zimbabwe, Fulton Upenyu Mangwanya, në deklaratën e bërë në kuvend tha se brenda 2 javëve kanë ngordhur edhe 12 elefantë për shkak të një sëmundje ende të paidentifikuar.

Sipas tij, që nga 24 gushti e deri më tani në vend kanë ngordhur gjithsej 34 elefantë nga sëmundja misterioze, duke shtuar se vazhdojnë hulumtimet për të gjetur shkakun e vdekjes së elefantëve.

Në vendin fqinj, Botswana, brenda 3 muajve kishin ngordhur të paktën 350 elefantë nga sëmundja misterioze.

Ndërkaq, vitin e kaluar në Zimbabwe ishin ngordhur 200 elefantë për shkak të thatësirave.