Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBI, Liga Arabe dhe Unioni Afrikan krijojnë mekanizëm për të mbështetur kauzën...

OBI, Liga Arabe dhe Unioni Afrikan krijojnë mekanizëm për të mbështetur kauzën palestineze

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), Liga Arabe dhe Unioni Afrikan nënshkruan dokumentin lidhur me krijimin e një mekanizmi bashkëpunimi trepalësh për të mbështetur kauzën palestineze, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite thuhet se “Organizata e Bashkëpunimit Islam, Liga Arabe dhe Komisioni i Unionit Afrikan nënshkruan dokumentin për krijimin e një mekanizmi trepalësh për të koordinuar përpjekjet e këtyre organizatave për të mbështetur kauzën palestineze”.

Mekanizmi i zbatuar synon të intensifikojë përpjekjet e përbashkëta ndërmjet tre organizatave dhe të zhvillojë punën e përbashkët për temat që lidhen me çështjen e Palestinës, theksohet më tej. Nënshkrimi i dokumentit të mekanizmit trepalësh është bërë në kuadër të Samitit të Jashtëzakonshëm të Përbashkët OBI-Liga Arabe që u mbajt dje në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan dhe përfaqësues të shumë vendeve arabe dhe islame.

Takimi i parë i Samitit të Jashtëzakonshëm të Përbashkët OBI-Liga Arabe u mbajt më 11 nëntor 2023, si rezultat i bashkimit nën një çati të vetme i Samitit të Ligës Arabe dhe Samitit të 8-të të Jashtëzakonshëm Islam, që ishin planifikuar të mbaheshin në Rijad, për të trajtuar agresionin e Izraelit kundër popullit palestinez.

Exit mobile version