OBSH: 3 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e përdorimit të alkoolit – VIDEO

Foto ilustrim

Në mbarë botën, 3 milionë vdekje çdo vit vijnë nga përdorimi i alkoolit. Kjo përfaqëson 5.3% të të gjitha vdekjeve, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përdorimi i alkoolit është shkaktar i më shumë se 200 sëmundjeve. Në përgjithësi, 5.1% e barrës globale të sëmundjeve dhe lëndimeve i atribuohet alkoolit tha organizata.

Konsumimi i alkoolit shkakton vdekje dhe paaftësi relativisht herët në jetë. Tek njerëzit e moshës 20-39 vjeç, afërsisht 13.5% e vdekjeve totale i atribuohen alkoolit.

Organizata nënvizoi se ekziston një lidhje midis përdorimit të alkoolit dhe një sërë çrregullimesh mendore dhe të sjelljes, kushteve të tjera jo të transmetueshme dhe lëndimeve.

Përtej pasojave shëndetësore, përdorimi i alkoolit sjell humbje të konsiderueshme sociale dhe ekonomike për individët dhe shoqërinë në përgjithësi, shtoi OBSH në raportin që e publikon çdo katër vite.

Raporti po ashtu nënvizon se konsumi i alkoolit është më i madh tek të varfërit sesa tek të pasurit.

Pasojat e alkoolit janë shumë të mëdha dhe fatkeqeësisht konsumimi i tij, vazhdon të rritet vit pas viti. /mesazhi