Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in

OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar nga Kina që t’i ndajë të dhënat mbi origjinën e pandemisë COVID-19, pesë vjet pas fillimit të saj në qytetin e Wuhanit, raporton “BBC”.

“Ky është një imperativ moral dhe shkencor”, thuhet në deklaratën e OBSH-së. “Pa transparencë, shkëmbim dhe bashkëpunim mes shteteve, bota nuk mund që në mënyrë adekuate ta parandalojë dhe të përgatitet për epidemi e pandemi të ardhshme”.

Shumë shkencëtarë mendojnë se virusi u transferua natyrshëm nga kafshët te njerëzit, por disa dyshojnë se ai doli nga një laborator në Wuhan.

Kina nuk i është përgjigjur deklaratës së OBSH-së të së hënës. Në të kaluarën ajo ka hedhur poshtë fuqishëm teorinë e rrjedhjes së laboratorit.

Në shtator, një ekip shkencëtarësh tha se s’ka dyshime të arsyeshme se pandemia COVID filloi nga kafshët e infektuara të shitura në një treg dhe nuk bëhet fjalë për rrjedhje laboratorike.

Exit mobile version