OBSH-ja rekomandon që personat me probleme shëndetësore të mos udhëtojnë shkaku i variantit të ri

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje personave me probleme shëndetësore e që mund të kenë simptoma të rënda të COVID-19, të shtyjnë planet e tyre që të udhëtojnë jashtë vendit, për shkak të variantit të ri Omicron, raportoi BBC.

Në këshillimin e fundit për udhëtim, OBSH përfshinë në këtë kategori ku rekomandohet të mos udhëtohet, personat mbi 60 vjet, personat me probleme me zemër, të sëmurë nga kanceri e po ashtu nga diabeti.

Po ashtu ka përsëritur pozitën se një ndalim blanko i udhëtimit nuk parandalon përhapjen e variantit.

Afrika e Jugut ka alarmuar botën për variantin e ri javën e kaluar.

Shumë shtete kanë vendosur të vazhdojnë me ndalim të udhëtimeve nga shtetet nga jugu i Afrikës.

“Ndalimi i tërësishëm i udhëtimit nuk do të parandalojë përhapjen ndërkombëtare, dhe po ashtu shkakton një barrë të rëndë në jetët dhe jetesën”, thuhet nga OBSH. /koha