OBSH: Mbi 1.200 sulme kundër shërbimeve shëndetësore në zonat e konfliktit gjatë vitit 2024

Tedros Adhanom Ghebreyesus

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se që nga fillimi i vitit e deri më tani kanë konfirmuar mbi 1.200 sulme kundër shërbimeve shëndetësore në vendet ku ka konflikte, transmeton Anadolu.

Ai bëri një postim në rrjetin social X lidhur me sulmet e kryera që nga fillimi i vitit e deri më tani kundër shërbimeve shëndetësore.

“Sulmet kundër shërbimeve shëndetësore janë bërë ‘normalja e re’ e konflikteve. OBSH-ja këtë vit ka konfirmuar mbi 1.200 sulme në Afganistan, Gaza, Haiti, Liban, Mianmar, Sudan, Ukrainë dhe vende të tjera”, theksoi Ghebreyesus.

Ghebreyesus tha se këto sulme kanë vrarë dhe kanë lënë të gjymtuar.