Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBSH paralajmëron: 100 mijë fëmijë në Gaza rrezikohen nga kequshqyerja akute

OBSH paralajmëron: 100 mijë fëmijë në Gaza rrezikohen nga kequshqyerja akute

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se rreth 100 mijë fëmijë në Gaza pritet të vuajnë nga kequshqyerja akute deri në prillin e vitit të ardhshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se megjithëse kushtet në Gaza janë përmirësuar disi që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor, situata mbetet “jashtëzakonisht e brishtë”.

Sipas tij, vetëm gjysma e objekteve shëndetësore në Gaza janë pjesërisht funksionale dhe përballen me mungesa të mëdha të pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore, për shkak të kufizimeve izraelite.

OBSH ka bërë thirrje për miratimin dhe lejimin urgjent të hyrjes së furnizimeve thelbësore mjekësore, pajisjeve dhe strukturave të parafabrikuara spitalore, me qëllim zgjerimin e shërbimeve jetike dhe përmirësimin e aksesit në kujdes shëndetësor. /mesazhi

Exit mobile version