OIC dënoi shkeljen e të drejtave palestineze në Jerusalem

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OIC) ka dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

OIC lëshoi një deklaratë më shkrim “Për pasojat e një politike të vazhdueshme pushtimi të Izraelit që zgjeron vendbanimet e paligjshme, bën spastrim etnik dhe dëbon me forcë palestinezët në Jerusalemin Lindor të pushtuar”.

Deklarata thotë se Izraeli po përpiqet të ndryshojë identitetin historik dhe statusin ligjor të Jerusalemit dhe ta ndajë atë nga Palestina.

Organizata (OIC) dënoi ashpër pengimin e palestinezëve nga Izraeli që të ushtrojnë lirinë e tyre fetare në Xhaminë Al-Aksa, veprimet e Izraelit ndaj vendeve të shenjta dhe shkeljen hapur të lirisë së adhurimit.

Fanatikët hebrenj më 27 shtator, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë edhe një herë në oborrin e xhamisë Al-Aksa, që ndodhet në zonë e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit të pushtuar, me pretekstin e festës Sukkot dhe shpalosën flamurin e Izraelit në territorin e xhamisë.

Në të njëjtën kohë, policia izraelite ndaloi qindra palestinezë që donin të kalonin nga Bregu Perëndimor për në Xhaminë Al-Aksa për të falur namazin e mëngjesit. /trt