OJQ: 9 gazetarë palestinezë të arrestuar nga Izraeli në tetor

Komiteti i Pavarur i Mbështetjes së Gazetarëve me seli në Gjenevë tha se 9 gazetarë palestinezë u arrestuan dhe 15 të tjerë u plagosën nga forcat izraelite në muajin tetor, transmeton Anadolu Agency (AA)..

Në një deklaratë, kjo organizatë arabe e mediave tha se dy gazetarë janë ende në paraburgim izraelit, ndërsa dy të tjerë u thirrën për t’u marrë në pyetje.

Sipas OJQ-së, tre gazetarë mbeten në arrest shtëpiak, ndërsa dy të tjerë u dëbuan nga zona e tyre për periudha të ndryshme kohore.

OJQ-ja gjithashtu dokumentoi 12 raste në të cilat gazetarët palestinezë u penguan të mbulonin ngjarje nga forcat izraelite dhe kolonët.

Theksohet se forcat izraelite bastisën shtëpitë e tre gazetarëve muajt e kaluar dhe shkatërruan pronat e tyre.​​​​​​​ /aa