OKB dërgon 103 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 103 kamionë me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kamionët që mbanin ndihmën e OKB-së kaluan përmes portës kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të qyetit Hatay.

Ndërkaq thuhet se ndihmat humanitare do t’u shpërndahen atyre në nevojë në Idlib dhe fshatrat përreth. /aa