OKB filloi dërgimin e ndihmave humanitare në Afganistan

Shabia Mantoo

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se filloi dërgimi i ndihmave humanitare nga ajri në Afganistan, ku kushtet e jetesës u përkeqësuan me ftohjen e motit me afrimin e dimrit.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo, e cila mori pjesë në konferencën për shtyp online në zyrën e OKB-së në Gjenevë, vlerësoi situatën e fundit në Afganistan.

Zëdhënësja Mantoo bëri të ditur se 33 ton pajisje për dimrin, u ngarkuan në një avion të UNHCR-së, i cili u ngrit nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) drejt kryeqytetit të Afganistanit, Kabul për t’iu dorëzuar civilëve afganë të zhvendosur për shkak të konflikteve të brendshme.

Duke thënë se avioni u ngrit këtë mëngjes nga aeroporti “Sharjah” i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe do të ulet në Kabul këtë mbrëmje, Mantoo vuri në dukje se dërgesat e tjetra të ndihmave humanitare do të dërgohet në rajon nga ajri më 4 dhe 7 nëntor.

Duke theksuar se nevoja për ndihmë humanitare në Afganistan po rritet me afrimin e dimrit, Mantoo tha: “Ndërkohë që shumë familje të zhvendosura nuk mund të gjejnë një strehë të përshtatshme, shtëpitë e shumë familjeve që rikthehen janë të papërshtatshme për kushtet e dimrit.”

Ajo tha se po përpiqen të përdorin në mënyrë sa më aktive rrugët tokësore, detare dhe ajrore për t’iu përgjigjur nevojave në rritje dhe shtoi: “Materialet shtesë të ndihmës janë dërguar paraprakisht në qytetin Tirmidh të Uzbekistanit, për t’u dërguar më vonë në Afganistan kur të jetë e nevojshme.”

Duke thënë se Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët punon gjithashtu për të përmbushur nevojat e refugjatëve, si arsimi, shëndeti dhe jetesa, duke investuar në infrastrukturë në Afganistan, Mantoo përsëriti thirrjen e saj drejtuar komunitetit ndërkombëtar për të rritur ndihmën për refugjatët afganë brenda dhe jashtë vendit. /trt