Sipas përditësimit më të fundit humanitar, Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se mbi 632,000 palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga 18 marsi, kur Izraeli prishi armëpushimin pothuajse dy mujor me Hamasin në Gaza.
OKB gjithashtu bën të ditur se të paktën 28 punonjës ndihme janë vrarë që nga 1 maji. Në total, 452 punonjës humanitarë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023. /mesazhi
