OKB-ja bën thirrje për hetim emergjent lidhur me vrasjen liderit të muslimanëve Rohingya

COX'S BAZAR, BANGLADESH - AUGUST 25: Mohib Ullah, a leader for the Rohingya community, attends a ceremony organized to remember the second anniversary of the Rohingya crisis on August 25, 2019 in Cox's Bazar, Bangladesh. Myanmar's military crackdown on the ethnic Muslim minority forced over 700,000 to flee to Bangladesh from violence and torture. Some 200,000 Rohingya rallied in a Bangladesh refugee camp on August 25 to mark two years since they fled Myanmar. (Photo by Allison Joyce/Getty Images)

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ka bërë thirrje për hetim “emergjent, gjithëpërfshirës dhe efektiv” për vrasjen e Mohib Ullah, një prej liderëve të muslimanëve të Arakanit (Rohingya) i cili u vra nga persona të armatosur në një kamp refugjatësh në jug të Bangladeshit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville, në një konferencë për shtyp në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, lexoi deklaratën e Bachelet lidhur me vrasjen e Ullah.

Bachelet ka thënë se është shokuar dhe trishtuar nga vrasja e Ullah, një prej liderëve të muslimanëve të Arakanit.

Vrasja e Ullah është shembull i hapur se në kampe nuk ka siguri, ka theksuar Bachelet, e cila ka bërë thirrje për një hetim “emergjent, gjithëpërfshirës dhe efektiv”.

Ullah në mars 2019 mori pjesë në sesionin e 40-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ku ai tha se muslimanët e Arakanit janë përballur me një diskriminim të thellë dhe se janë privuar nga të drejtat themelore të njeriut përfshirë shtetësinë, shëndetin dhe arsimin.

Në një fjalim të mbajtur duke iu drejtuar këshillit me 47 anëtarë, Ullah kishte deklaruar: “Mendoni që nuk keni një identitet, përkatësi etnike dhe një vend. Askush nuk ju do. Si do të ndiheshit? Si Rohingya kështu ndihemi sot. Ne jemi shtetas të Mianmarit, ne jemi Rohingya”.

Në lajmin që ndodhet në faqen e Human Rights Watch, ishte njoftuar se në kampin Kutupalong në rajonin Cox’s Bazar të Bangladeshit ishte vrarë Mohib Ullah, kreu i Shoqatës për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut të Muslimanëve Rohingya. /aa