Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë thirrje për lejimin pa pengesa të ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa përmbytjet nga shirat e dimrit po e përkeqësojnë gjendjen e rëndë të të zhvendosurve. Sipas UNRWA-s, disa rrugë janë përmbytur dhe tendat janë lagur, duke e bërë jetesën edhe më të vështirë.
“E ftohta, mbipopullimi dhe kushtet e pasanitare rrisin rrezikun e sëmundjeve dhe infeksioneve,” njoftoi agjencia, duke theksuar se kjo vuajtje mund të shmangej me qasje të lirë në ndihma, përfshirë mbështetje mjekësore dhe strehim të duhur.
Ushtria izraelite vazhdon të mos lejojë futjen e shumë tendave dhe shtëpive të lëvizshme në Gaza, pavarësisht motit të ashpër dhe infrastrukturës së shkatërruar, duke lënë qindra mijëra njerëz pa mbrojtje të mjaftueshme. /mesazhi
