Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: Lufta ka larguar nga vendi pesë milionë ukrainas

OKB: Lufta ka larguar nga vendi pesë milionë ukrainas

Pothuajse pesë milionë ukrainas kanë ikur nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus dhe mbi 2,75 milionë prej tyre janë larguar në Poloni, njoftuan sot Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Roja Kufitare polake.

“Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatët, përveç qytetarëve që ikën jashtë vendit, 7,1 milionë të tjerë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre janë ende në Ukrainë”, raportoi “Kyiv Independent”.

Gjithashtu, rojat kufitare polake njoftuan sot se që nga 24 shkurti mbi 2,75 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin.

Megjithatë, javët e fundit ky fluks është ngadalësuar dhe numri i banorëve që kthehen në Ukrainë është rritur.

Një ditë më parë, në Poloni kanë mbërritur 26 800 refugjatë, 8% më shumë se të mërkurën, por një nivel shumë më i ulët se rekordi prej 142 300 i vendosur më 6 mars. /atsh

Exit mobile version