OKB paralajmëron për “rrezik urie” në Korenë e Veriut

Tomas Ojea Quintana

Qytetarët e Koresë së Veriut që jetojnë nën kufizimet e koronavirusit të ri (COVID-19) ndodhen përballë krizës ushqimore në rritje dhe se fëmijët dhe të moshuarit ndodhen përballë rrezikut të urisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tomas Ojea Quintana, inspektori i Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vuri në dukje se vendi ndodhet përballë shumë vështirësive për shkak se sektori bujqësor është prekur nga rënia e importeve të plehrave dhe produkteve të tjera bujqësore nga Kina, sanksioneve ndërkombëtare për shkak të armëve bërthamore dhe etheve afrikane të derrave.

Kufizimet e rrepta kundër COVID-19 që nga janari 2020 e deri më tani kanë rezultuar me “vështirësi serioze ekonomike dhe cenimin ndaj të drejtave të njeriut në mesin e popullsisë së përgjithshme”, theksoi Quintana. Ai tha se me mbylljen e kufijve, kufizimin e udhëtimeve mes rajoneve dhe qyteteve është kufizuar importi i materialeve të ndryshme, përfshirë edhe produktet e ndihmës humanitare.

Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë kjo normë është rritur, njoftoi Quintana, i cili nënvizoi se duhet të merren në mënyrë urgjente masa kundër rritjes së çmimeve të grurit dhe misrit.

Në raport thuhet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u ka bërë thirrje zyrtarëve të vendit që të kapërcejnë vështirësitë me të cilat përballet vendi dhe të tregojnë përpjekje më të fuqishme për të përmirësuar kushtet e popullit për ushqime dhe jetesë.

Familjet nuk mund të sigurojnë jetesën e tyre dhe po marrin gjithnjë e më shumë kredi dhe po sheshin sendet e shtëpisë për të mbijetuar, tha Quintana, i cili shtoi se shumë fabrika dhe miniera janë mbyllur për shkak të mungesës së energjisë, pjesëve të makinerive dhe lëndës së parë.

Ai bëri të ditur se është rritur numri i të pastrehëve dhe fëmijëve të rrugës dhe se prostitucioni, përdorimi i drogës, trafikimi i drogës dhe grabitjet janë rritur për shkak të varfërisë.

Quintana i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të vlerësojë heqjen e sanksioneve që ndikojnë negativisht në ndihmën humanitare dhe të drejtat e njeriut. /aa