OKB pezullon ndihmat ushqimore për Etiopinë prej ‘devijimit’ të furnizimeve, një ditë pasi SHBA bën të njëjtën gjë

Cindy Mccain

Programi i Ushqimit të OKB njoftoi të premten se po pezullon dërgesat e ndihmave ushqimore për Etiopinë pasi furnizimet po devijohen në të tjera destinacione.

Njoftimi vjen një ditë pasi agjencia shtetërore e ndihmave ndërkombëtare të SHBA tha se po bënte të njëjtën gjë.

“Devijimi i ndihmave ushqimore është i papranueshëm dhe ne mirëpresim përkushtimin e qeverisë së Etiopisë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve,” tha përfaqësuesja e programit të ndihmave Cindy Mccain.

Rreth 20 milionë etiopianë mbështeten në ndihmat e huaja ushqimore prej konfliktit dhe thatësirës në vendin me rreth 120 milionë banorë.

Ndalimi i ndihmave besohet se do të shtojë kequshqyerjen në vendin me popullsinë e dytë më të madhe të Afrikës.

Agjencitë kanë thënë se ndihmat vidhen ose devijohen në mënyrë të organizuar teksa përfaqësues të donatorëve kane bërë me faj dhe qeverinë për humbjet.

“Skema duket se është e orkestruar nga qeveria qendore dhe lokale e Etiopisë, me njësitë ushtarake në vend që po përfitojnë nga asistenca mjekësore”, thuhej në deklaretën e agjencisë së donatorëve ndërkombëtare.

USAID tha se zbulimet ishin “shumë shqetësuese” dhe se po hetonte për korrupsionin me ndihmat.”

Programi i ndihmave është pezulluar për rajonin verior etiopian Tigray me rreth 5 miliona banorë, i cili po rekuprohet nga një konflikt i rëndë dy-vjeçar .

“Agjencitë po punojnë nga afër me OKB e partnerët humanitarë për reformimin e mënyrës së asistencës humanitare në Etiopi dhe të kontekste të rrezikshme ku ne punojmë,” njoftonin agjencitë.