OKB: Porta e demokracisë po mbyllet në Mianmar

Christine Schraner Burgener tha në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së se Mianmari po shkonte drejt luftës civile.

Duke theksuar rëndësinë e OKB-së dhe vendeve që nuk pranojnë juntën në Mianmar, Schraner Burgener theksoi se ushtria, e cila e mori pushtetin në vend me një grusht shteti, nuk është në favor të pajtimit dhe dialogut.

Ajo vuri në pah gjithashtu se porta për një kthim në demokraci dhe reforma demokratike në Mianmar është gati të mbyllet.

Duke theksuar se gjendja humanitare në vend është jashtëzakonisht e keqe, Schraner Burgener bëri me dije se numri i personave që marrin ndihma humanitare nga OKB-ja në Mianmar, është rritur nga 1 milion në 3 milionë.

Rikujtojmë se ushtria e Mianmarit organizoi një grusht shteti më 1 shkurt 2021. /trt