Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Olmert i bën thirrje Trump-it të ushtrojë presion mbi Netanyahun: “Mjaft është...

Olmert i bën thirrje Trump-it të ushtrojë presion mbi Netanyahun: “Mjaft është mjaft”

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump që të ndërhyjë për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke ushtruar presion mbi Benjamin Netanyahun.

Në një intervistë për AFP nga Parisi, Olmert tha se SHBA kanë më shumë ndikim mbi qeverinë izraelite “se të gjitha fuqitë e tjera së bashku” dhe se Trump mund të bëjë ndryshimin.

“Trump duhet ta thërrasë Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë dhe, përballë kamerave, t’i thotë: ‘Bibi: mjaft është mjaft’,” tha Olmert.

Ai e cilësoi vazhdimin e luftës në Gaza si një “krim” dhe theksoi se zgjidhja me dy shtete është mënyra e vetme për t’i dhënë fund konfliktit.

Olmert akuzoi Netanyahun se ka “dështuar plotësisht” si lider, duke mos parandaluar sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023. /mesazhi

Exit mobile version