Ballina Lajmet Kosovë Operacioni “Qielli i Thyer”: Arrestohen 7 persona për grup kriminal e drogë...

Operacioni “Qielli i Thyer”: Arrestohen 7 persona për grup kriminal e drogë në Prishtinë dhe Pejë

Gjykata Themelore në Prishtinë nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë zhvilluar të mërkurën një operacion policor në regjionet e Prishtinës dhe Pejës.

Nga ky aksion i policisë, shtatë persona janë arrestuar për përfshirje në vepra penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave”.

“Ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale: Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë:

638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë;
Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike;
11,065 euro para të gatshme;
34 automjete;
Shtatë (7) armë zjarri;
Dokumente personale me identitet të rremë;
Pajisje elektronike;
Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Exit mobile version