Opozita hungareze bashkohet për ta sfiduar Orbanin

Një kryetar konservator i një qyteti hungarez është zgjedhur për ta sfiduar kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Peter Marki-Zay, pa përkatësi partiake, u zgjodh nga ana e opozitës për të kandiduar për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme hungareze.

Ai tani do të udhëheqë një opozitë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare.

Hulumtimet e opinionit tregojnë se ai e ka një mundësi të mirë për të rrëzuar kryeministrin e krahut të djathtë, partia e të cilit Fidesz, është në pushtet që nga viti 2010.

“Ne nuk duam vetëm të zëvëndësojmë Orbanin dhe partinë e tij por duam një Hungari të re, më të pastër dhe më të ndershme”, u tha Marki-Zay mbështetësve të gëzuar në Budapest.

Marki-Zay, 49 vjeç, një praktikues i fesë katolike dhe baba i shtatë fëmijëve, fitoi karshi kundërshtares së tij nga qendra e majtë, Klara Dobrev. Ajo i siguroi atij mbështetjen në zgjedhje. /rel