Ballina Lajmet Kosovë Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës (DOKUMENT)

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës (DOKUMENT)

Deputetët e opozitës po kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ta kundërshtuar heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

Kërkesa e 41 deputetëve të partive opozitare, PDK-së, AAK-së dhe Nismës  tashmë i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit që pritet të mblidhet të premten.

Klan Kosova e ka siguruar ekskluzivisht këtë dokument. Opozita po kërkon që seanca të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Qëkur Albin Kurti ka marrë drejtimin e Qeverisë më 3 shkurt të këtij viti është rritur presioni për heqjen e tarifës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Kurti në vazhdimësi ka përsëritur qëndrimin se taksa 100 për qind do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë

Exit mobile version