Ballina Arritje Teknologji Opsioni i ri i WhatsApp mund të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit gjejnë...

Opsioni i ri i WhatsApp mund të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit gjejnë njëri-tjetrin për të komunikuar

Opsioni i ri e sjell WhatsApp më pranë mënyrën sesi njerëzit komunikojnë në platformat e tjera të Meta si Instagram edhe pse nuk është ende e qartë sesi ky opsion ri do të funksionojë.

WhatsApp ka lançuar një seri përditësimesh javët e fundit në platformën e saj ndërsa një zbulim i ri thotë paralajmëron ndryshime për profilet.

WABetaInfo raportoi se WhatsApp po punon për të ofruar një opsion të ri të emrave të përdoruesit. Përfshirë në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android, përdoruesit mund të krijojnë një “username” unik.

Opsioni i ri e sjell WhatsApp më pranë mënyrën sesi njerëzit komunikojnë në platformat e tjera të Meta si Instagram edhe pse nuk është ende e qartë sesi ky opsion ri do të funksionojë.

Mund të thotë një ndryshim dramatik në mënyrën sesi njerëzit gjejnë njëri-tjetrin dhe të rrisë privatësinë ku një person nuk ka më nevojë të ndajë numrin personal të telefonit apo një kod QR për të komunikuar.

Një emër përdorues do të ishte i mjaftueshëm. Lajmi vjen pasi WhatsApp lançoi së fundi një përditësim që solli ndryshimin e mesazheve pasi të jenë dërguar.

Brenda 15 minutash nga dërgimi, një përdorues mund ndryshonte mesazhin e tij për të korrigjuar një gabim gjatë shkrimit.

Exit mobile version