Ballina Lajmet Kosovë Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë...

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është marrë vendimi për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës.

Në një paraqitje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, Osmani ka theksuar se vendimi është rezultat i diskutimeve intensive me partnerët evropianë dhe përfaqëson një lajm shumë të rëndësishëm për Kosovën.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pas diskutimeve intensive me partnerët tanë, u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës. Një pjesë e madhe hiqet sot, ndërsa pjesa tjetër në fund të janarit”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka vlerësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe si dëshmi të angazhimit të institucioneve të vendit për avancimin e proceseve integruese.

Sipas saj, heqja e masave do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim, zhvillim dhe përparim të Kosovës në rrugën evropiane.

Exit mobile version