Ballina Lajmet Kosovë Osmani: Mizoria në Izbicë mbetet në kujtesën tonë duke sjell në vëmendje...

Osmani: Mizoria në Izbicë mbetet në kujtesën tonë duke sjell në vëmendje çmimin e lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës, ku forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilës ka qenë vajza 6-muajsh, Dafina Qelaj.

Presidentja ka thënë se mizoria në Izbicë, mbetet në kujtesën tonë, siç tha ajo, duke sjell në vëmendje çmimin e lirisë.

“Ndaj sot kujtojmë 25 vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajsh, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë. Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë”,tha presidentja e vendit.

Tutje, presidentja theksoi se viktimat civile, Serbia i varrosi në varreza masive Në Beograd, për t`i fshehur gjurmët e krimit.

“Në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë”, thuhet në një postim të presidencës.

Osmani është shprehur se kujtimi për Izbicën dhe gjithë masakrat gjithandej Kosovës, do t`a mban gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë në të cilën ka kaluar Kosova.

“Kujtimin për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajmë gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi”, u shpreh Osmani.

Exit mobile version