Osmani në Kanada: Në këmbim të çnjohjes së Kosovës, Serbia u dërgonte vaksina ruse disa vendeve afrikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, në të cilin ka folur për perspektivën e Republikës së Kosovës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ynë, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në përballjen me pandeminë.

Osmani në këtë forum ka deklaruar mes tjerash se Serbia kishte shfrytëzuar rastin të përdorte çështjen e vaksinave në shtetet afrikane për t’ia shkaktuar Kosovës disa çnjohje.

Sipas saj, Serbia merrte vaksinat Sputnik V, vaksinë kjo e prodhuar nga Rusia, dhe ia dërgonte shteteve në Afrikë.

“Rusia e furnizonte Serbinë me një numër vaksinash kundër coronavirusit. Shumë shtete në Afrikë nuk kanë vaksina, kështu që Serbia e përdorte vaksinën ruse, duke dërguar një pjesë të tyre në vendet afrikane, duke iu thënë: do t’iu japim vaksina nëse ju e hiqni njohjen e Kosovës”, u shpreh ajo.

Megjithatë, e pyetur nëse ishin arritur ato çnjohje, Osmani u shpreh se Serbia thotë se ato përpjekje kanë funksionuar, mirëpo që nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar për çnjohje nga vendet e Afrikës.

Në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, Osmani në të cilin ka folur për perspektivën e Republikës së Kosovës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ynë, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në përballjen me pandeminë.

Ajo ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneriteteve në mënyrë që ballafaqimi pandeminë dhe sfida të ngjashme të jetë i suksesshëm.

Që bashkëpunimi të funksionojë, Osmani ka thënë se vendet duhet të bien dakord për rregulla të përbashkëta dhe fuqizim të institucioneve ndërkombëtare nëpërmjet mbikëqyrjes.

Për më tepër, ajo potencoi rrezikun nga ndikimi qëllimkeq i Rusisë, e cila po i mbështetë regjimet autrokratike, po destabilizon rajone të ndryshme të botës, përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe nëpërmjet financimit të kampanjave të dezinformimit po ndikon në uljen e besimit qytetar në institucione.