Ballina Lajmet Kosovë Osmani në takim me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik: Pres të...

Osmani në takim me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik: Pres të forcojmë më tej lidhjet tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington ka takuar Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

E para e vendit, ka uruar Lammy për emërimin e tij në këtë pozitë të re.

Osmani ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës, dhe se pret të forcohen më tej lidhjet mes vendeve.

“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington DC, urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, @DavidLammy, në emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Exit mobile version