Presidentja Vjosa Osmani e ka takuar ministren e Jashtme të Gjermanisë, Ana Baerbock, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington.
Ajo ka thënë se e ka falënderuar Baerbock për mbështetjen që e ka treguar Gjermania ndaj Kosovës.
“Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e së ardhmes së vendosur dhe të pakthyeshme euro-atlantike të Kosovës”.
“Samiti i NATO-s në Washington DC dha një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve tona”, ka thënë Osmani.