Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pacienti turk që nuk mori shërbimin e mjaftueshëm në Gjermani, u soll...

Pacienti turk që nuk mori shërbimin e mjaftueshëm në Gjermani, u soll me aeroplan në Turqi

Ahmet Demiray, i cili jeton në Kassel të Gjermanisë dhe u diagnostikua me tumor në mëlçi, u transferua në Turqi me aeroplan ambulancë për shkak se nuk mund të merrte shërbimet e mjaftueshme shëndetësore në vend.

Demiray u transferua nga qyteti Kassel dje në orën 20:00 me orën lokale për në Stamboll, ku do të vazhdojë trajtimin, me aeroplanin ambulancë, që i përket Ministrisë së Shëndetësisë.

Gruaja e Ahmet Demiray, Gonül Demiray, tha se nuk ekziston një sistem shëndetësor në Gjermani, “Këtu është zero. Ata që jetojnë në Turqi duhet ta shohin dhe ta dëgjojnë. Sistemi shëndetësor ka përfunduar. Ata po më vrisnin burrin. Preferuan ta vrasin. Pa kujdes, nuk u interesuan. Rroftë atdheu, faleminderit edhe krerëve tanë, Allahu qoftë i kënaqur me Presidentin tonë, Ministrin tonë të Shëndetësisë, kushdo që ka kontribuar për sjelljen e bashkëshortit tim.”

Vajza e Ahmet Demiray, Reyhan Demiray, gjithashtu vuri në dukje se ata paraqitën një kërkesë në Konsullatën e Përgjithshme të Frankfurtit për t’u transferuar në Turqi pasi babai i saj u sëmur.

Konsulli i Përgjithshëm i Frankfurtit, Erdem Tunçer tha se kanë bërë korrespondencën e nevojshme për transferimin e Ahmet Demiray në Turqi dhe se Ministria e Shëndetësisë ka dërguar menjëherë një avion ambulancë.

Duke vënë në dukje se transferimi i pacientëve me avion të ambulancës nuk është një shembull i ri, Tunçer tha: “Vendi ynë gjithmonë ka ndıhmuar qytetarët e tij që jetojnë në Evropë dhe vende të tjera që kanë probleme shëndetësore. Shpresoj që trajtimi i xhaxhait tonë Ahmet Demiray do të jetë pozitiv dhe do të gjejë shërim”.

Tunçer tha se ky transferim është një shembull shumë i mirë për të treguare kapacitetın e Turqisë në aspektin shëndetësor.

“Bashkëbiseduesit tanë gjermanë nuk e kishin menduar se do të ishte kaq shpejt (transferimi), por ne mund ta sigurojmë. Turqia ka ndërmarrë hapa shumë të rëndësishme në shëndetin publik. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë. Të gjithë u mobilizuan, bashkë e dërguam xhaxhain Ahmet në Turqi”, tha Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Frankfurtit, Erdem Tunçer. .trt

Exit mobile version