Paditi Trump/ Kush është prokurori që çoi presidentin e parë amerikan para drejtësisë

Alvin Bragg

Alvin Bragg, prokurori i zyrës së Manhatanit që guxoi të hetonte ish-presidentin Donald Trump duke e bërë atë zyrtarisht presidentin e parë amerikan që përballet me ligjin, padyshim do të jetë një emër që do të mbetet në histori.

Bragg, tashmë 49 vjeç, është një ish-asistent i Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit në Nju Jork, dhe i shkolluar në Harvard.

Në 2021 ai u zgjodh si prokurori i parë me ngjyrë në Manhattan dhe prokuroi i katërt i përhershëm i këtij posti në 80 vjet.

Gjatë punës së tij është fokusuar kryesisht në mbrojtjen e qytetarëve të Nju Jorkut nga abuzimet që vinin prej njerëzve të pushtetshëm.

Është njohur gjithashtu për krijimin e një Divizioni të posaçëm për Viktimat, dhe për punën e tij për të zgjeruar njësinë për krimet me bazë urrejtjen.

Megjithatë, Bragg është përballur me jo pak kritikë gjatë karrierës së tij.

Në fillim të vitit 2022, Bragg lëshoi një memorandum që udhëzonte prokurorët të shmangin kërkesat për burg, me përjashtim të rasteve të rënda, udhëzim që ngjalli jo pak reagime dhe kritika edhe në radhët e kolegëve të tij, por më vonë Brag deklaroi memorandumi ishte keqkuptuar.

Më vonë në 2022, çështja e krimit dhe dënimit në Nju Jork u ndez përsëri.

Kjo pasi një shitës goditi me thikë një person me ngjyrë.

Për këtë ngjarje, Alvin Bragg e akuzoi shitësin për vrasje të shkallës së dytë, por një proteste, akuzat ndaj tij u hoqën. /euronews