Pakistan, inaugurohet qyteti tendë “Recep Tayyip Erdoğan” i ngritur për të prekurit nga përmbytjet – VIDEO

Në Pakistan ku miliona njerëz janë prekur nga përmbytjet u inaugurua qyteti tendë i emërtuar “Recep Tayyip Erdoğan” i cili është ngritur për të prekurit nga katastrofa e përmbytjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Agjencia Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) thuhet se Türkiye vazhdon të zgjasë dorën e ndihmave nga ajri dhe toka për Pakistanin ku miliona njerëz janë prekur nga përmbytjet.

AFAD, në bashkëpunim me Shoqatën e ndihmës Baitussalam të Pakistanit, Forcat Ajrore të Pakistanit dhe Bankİslami formoi qytetin tendë për të prekurit nga përmbytjet në Pakistan.

Me propozimin e autoriteteve pakistaneze qytetit tendë (i çadrave) iu vendos emri i presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Në qytetin tendë të ngritur në afërsi të qytetit Hyderabad përfshihen 200 tenda për familje, administrim, siguri, tenda për faltore, ambulancë si dhe gjeneratorë, tualete dhe sisteme të ujit të pastër.

Në 17.065 tenda të ngritura në 19 zona të ndryshme të Pakistanit nën koordinimin e AFAD vazhdojnë jetën rreth 118 mijë të prekur nga katastrofa.

Me mbështetjen e organizatave joqeveritare (OJQ), prefekturave dhe bashkive në 81 qyteteve, nën koordinimin e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deri më tani nga Türkiye në Pakistan janë dërguar 14 avionë dhe 13 “Trena të Mirësisë” me produkte të ndihmës. Po ashtu produkte të ndihmave janë siguruar edhe nga rajoni.

Në kuadër të kësaj në rajon janë dërguar 30.812 tenda të tipit familjar, 440.663 pako ushqimore dhe higjienike, 38.796 batanije, shtretër, jastëkë etj…6.058 komplete kuzhine, 34.219 produkte të veshjes dhe tapete, 2.235.168 produkte mjekësore, 2 njësi shëndetësore lëvizëse dhe kamper si dhe 50 gomone me motor. Gjithashtu në rajon janë shpërndarë edhe 48.575 vakte ushqimore të ngrohta.

Për të koordinuar shpërndarjen e produkteve të ndihmës dhe për të ndihmuar në ngritjen e qytetit tendë në rajon ndodhen 17 persona personel i AFAD, ekip shëndetësor prej 3 personash dhe 10 persona nga shoqëria civile. /aa