Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Palestina paraqet dy projekt-rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Palestina paraqet dy projekt-rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Misioni i Palestinës në Kombet e Bashkuara paraqiti dy projekt-rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të enjten në mbrëmje, të cilat do të votohen më 11 dhjetor kur të rifillojë Sesioni Special i Emergjencës për Palestinën.

Projekt-rezoluta e parë, midis disa deklaratave, “kërkon një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm” në Gaza, si dhe akses të menjëhershëm në “ndihma humanitare e domosdoshme” për mbijetesën e popullsisë së saj.

Draft rezoluta e dytë fokusohet në statusin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), duke dënuar sulmet gjyqësore dhe fizike të Izraelit ndaj agjencisë dhe “nënvizon se UNRWA mbetet shtylla kurrizore e reagimit humanitar në Gaza”.

Exit mobile version