Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Palestinezi në grevë urie për 160 ditë,  transferohet në spital pasi i...

Palestinezi në grevë urie për 160 ditë,  transferohet në spital pasi i përkeqësohet shëndeti

Khalil Awawdeh ka refuzuar ushqimin për më shumë se 160 ditë për të tërhequr vëmendjen për ndalimin e tij nga Izraeli pa akuza apo gjyq.

I burgosuri palestinez që po vazhdon greven e urisë për mbi 5 muaj tani, është transferuar nga burgu izraelit në një spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, tha gruaja e tij.

Khalil Awawdeh ka refuzuar ushqimin për më shumë se 160 ditë në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen për ndalimin e tij nga forcat izraelite pa gjyq apo akuzë.

Dalal Awawdeh, gruaja e Khalilit, tha se gjendja e tij ishte përkeqësuar, duke bërë që autoritetet izraelite ta transferonin atë në spital të enjten.

Forcat izraelite arrestuan 40-vjeçarin, babanë e katër fëmijëve në dhjetor duke e akuzuar atë si anëtar të një grupi të armatosur – akuzë që avokati i Awawdeh, Ahlam Haddad tha se klienti i tij e mohon.

Awawdeh-s tani i duhet karriga me rrota për të lëvizur, i është shfaqur humbja e kujtesës dhe po ka vështirësi në të folur, tha avokati i tij.

Rasti u vu në qendër të vëmendjes gjatë sulmeve të forcave izraelite fundjavën e kaluar në Gaza . Luftëtarët palestinezë kërkuan që Awawdeh të lirohej si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi që i dha fund luftimeve. Sulmet izraelite nga e premtja deri të dielën vranë 48 persona në Gaza.

Klubi i të burgosurve palestinezë, i cili përfaqëson të burgosurit e mëparshëm dhe aktualë, konfirmoi se gjendja e Awawdeh ishte përkeqësuar.

“Ai është në një situatë vërtetë kërcënuese për jetën,” tha Qadura Fares, kreu i organizatës.

“Ai mund të vdes në çdo moment.”

/aja/mesazhi

Exit mobile version