Palestinezi që u kthye në burgun izraelit vazhdon të luftojë për liri

Yaqoub Mahmoud Qadri

Yaqoub Mahmoud Qadri, një nga të burgosurit palestinezë që u arratis nga burgu izraelit Gilbo, ku më pas u arrestua përsëri, tha se lufta e tij për liri do të vazhdojë sa të jetë gjallë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hannan al-Khatib, një nga avokatët e delegacionit të lidhur me Organizatën Çlirimtare të Palestinës (PLO), vizitoi Qadrin, pas së cilës u lëshua një deklaratë.

Në njoftim theksohet se Qadri tha se ai do të luftonte për lirinë e tij deri në frymën e fundit, ndërsa ditët më të mira të jetës së tij ishin pikërisht ato që ai kaloi duke marrë frymë lirshëm në Palestinë pas arratisjes nga burgu.

Më tej, theksohet se Qadri po mbahej në një hapësirë ​​të vogël në një burg izraelit me asgjë përveç batanijeve, ndërsa hetuesit i nënshtronin torturë psikologjike.

Katër nga gjashtë të burgosurit palestinezë që u arratisën së fundmi nga burgu i sigurisë së lartë u kapën të dielën dhe u dërguan në gjykatë të hënën.

Dy u gjetën në parking në mëngjes, ndërsa dy të tjerët u kapën më parë pranë qytetit Nazareth.

Një kërkim i madh filloi më 6 shtator, pasi të burgosurit u arratisën nga burgu Gilboa në Izraelin verior, që shënon arratisjen e parë të madhe palestineze nga burgu në 20 vjet.

Në burgjet izraelite janë rreth 4.850 të burgosur palestinezë, përfshirë 41 gra, 225 fëmijë dhe 540 “të burgosur administrativë”.​​​​​​​