Panairi i armëve në Beograd: Edhe nga Lindja, edhe nga Perëndimi

Në Panairin Ndërkombëtar të Armëve dhe të Pajisjeve Ushtarake, në Beograd, ekspozuesit janë kompani nga 16 vende, përfshirë Kinën, Rusinë, por edhe shtete perëndimore. Disa prej pjesëmarrësve nga Rusia dhe Kina janë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Serbia blen pajisje nga këto vende, pavarësisht kritikave nga Perëndimi.