Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Papa Leoni do të dalë nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale në mushkëri

Papa Leoni do të dalë nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale në mushkëri

Papa Leoni do të dalë sot nga spitali Gemelli në Romë, pas ndërhyrjes kirurgjikale në mushkërinë e djathtë, transmeton Anadolu.

Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë bëri të ditur se Papa do të largohet nga spitali në orët e para të pasdites dhe do të kthehet në Vatikan, pas pesë ditësh të shtruar në spital.

Mjekët Luigi Carbone dhe Stefano Margaritora thanë se analizat e gjakut dhe radiografia e kraharorit, të kryera të shtunën në mëngjes, konfirmuan se gjendja e tij klinike e lejonte të dilte nga spitali.

“Nesër, ai do të drejtojë lutjen e Engjëllit të Tënzot nga dritarja e apartamentit papnor”, njoftoi zyra e shtypit.

Para se të kthehet në Vatikan, Papa do të kremtojë meshën në një dhomë të dedikuar për lutje, në katin e 10-të të spitalit, sipas deklaratës.

Më 11 tetor, Papa Leoni njoftoi se mjekët kishin zbuluar një masë në mushkërinë e tij dhe kishin rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e nodulit.

Vatikani bëri të ditur se operacioni, i cili zgjati 90 minuta dhe u krye më 13 tetor, ishte i suksesshëm. Kirurgët hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë, ndërsa analizat e indeve konfirmuan praninë e adenokarcinomës pulmonare.

Angazhimet e tij të planifikuara deri më 20 tetor u anuluan për t’i mundësuar rikuperimin.

Exit mobile version