Ballina Lajmet Para 18 vitesh u rrëzua Millosheviçi, por sot në pushtet janë gjithë...

Para 18 vitesh u rrëzua Millosheviçi, por sot në pushtet janë gjithë vartësit e tij (Foto)

Kanë kaluar 18 vjet që kur demonstratat e mëdha në Beograd më 5 tetor 2000 rrëzuan sundimin e kriminelit serb Sllobodan Millosheviç.

Demonstratat në Beograd shpërthyen pasi Millosheviçi refuzoi të njohë rezultatet e zgjedhjeve për presidentin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, Millosheviç humbi kunder kreut të Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Vojisllav Koshtunica.

Demonstruesit ishin në rrafshnaltën përpara Asamblesë Federale të atëhershme (sot Asambleja Kombëtare Serbe), që vinin nga mbarë Serbija në kolona të makinave, autobusëve dhe kamionëve dhjetëra kilometra të gjata, duke përdorur buldozerë për të thyer pengesat e ngritur nga policia.

Deri në orët e pasdites, policia përdori gaz lotsjellës për të penguar demonstruesit të hynin në Kuvend, por pa sukses. Ndërtesa e Asamblesë Federale u shkatërrua dhe u ndez flakë, ashtu sic u dogj edhe radiotelevizioni RTS në Takovska.

Policia vet refuzoi të rezistonte dhe u bashkua me qytetarët.

Në mbrëmjen e 5 tetorit 2000, Presidenti i ri i RFJ-së Vojisllav Koshtunica iu drejtua qytetarëve nga tarraca e Asamblesë së Beogradit dhe të nesërmen, më 6 tetor, Millosheviçi njohu humbjen e zgjedhjeve dhe uroi Koshtunican.

Edhe sot 18 vjet më vonë, ata që në atë kohë morën pjesë në regjimin e Sllobodan Millosheviqit, përsëri po zënë pozicionet më të rëndësishme në vend.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte në atë kohë ministër informacioni, nënkryetar i qeverisë federale, Maja Gojkoviç tani është kryetar i Asamblesë Kombëtare Serbe, ish-anëtar i shquar i JUL Aleksandar Vulin është ministër i mbrojtjes, ndërsa atëherë zëdhënësi i SPS Ivica Daçiq është ministër e punëve të jashtme.

Vojisllav Koshtunica, i cili u zgjodh president si kandidat i DOS, në ndërkohë u tërhoq nga politika, ndërsa Zoran Gjingjiç, i cili u bë kryeministër, u vra në 12 mars 2003. /MESAZHI/

Exit mobile version