Paralajmërojnë ekspertët: Qentë ose paracetamoli mund të jenë shkaku i shpërthimit misterioz të hepatitit tek fëmijët

Të dhënat nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) tregojnë se në 92 raste në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar 64 prej fëmijëve të infektuar me hepatit ishin nga familje që kishin qen ose që ishin ekspozuar ndaj qenve, shkrua The Sun.

U zbulua gjithashtu se tre të katërtat e të anketuarve nga agjencia kishin përmendur përdorimin e paracetamolit. Disa raportuan përdorimin e ibuprofenit dhe asnjë nuk raportoi përdorimin e aspirinës.

Në fillim të kësaj jave Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte 230 fëmijë në të gjithë globin me këtë sëmundje.

Shenjat kryesore që duhet të keni kujdes janë:

  • Zverdhje e pjesës së bardhë të syve ose lëkurës
  • Urinë e errët
  • Feçe të zbehta me ngjyrë gri
  • Kruarje e lëkurës
  • Dhimbje të muskujve dhe kyçeve
  • Temperaturë të lartë
  • Duke u ndjerë jashtëzakonisht i lodhur gjatë gjithë kohës
  • Humbje e oreksit
  • Dhimbje barku