Paris, i grabiten në Ritz bizhuteri me vlerë 800 mijë euro princeshës saudite

800 mijë euro është vlera e bizhuterive të grabitura në një nga suitat e hotelit Ritz në Paris. Bizhuterisë i përkasin një princeshe saudite, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ndërsa lajmi është konfirmuar nga policia franceze.

Një princeshë saudite ka denoncuar se i kanë grabitur bizhuteri me një vlerë prej 800 mijë eurosh në suitën e saj në hotelin Ritz në Paris. Lajmi është konfirmuar dhe nga policia franceze sipas së cilës grabitja është kryer pasditen e të premtes. Bizhuteritë e princeshës, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, nuk ndodheshin në kasafortë dhe në derën e dhomës nuk kishte asnjë shenjë për hyrje me dhunë. Nga menaxherët e hotelit të famshëm nuk është bërë ende një deklaratë për mediat. Por nëse një gjë e tillë konfirmohet atëherë kjo do të ishte grabitja e dytë e bujshme në hotelin luksoz parizien.

Kjo pas grabitjes në muajin janar ku në dyqanet e hollit u grabitën bizhuteri për një vlerë prej 4 milionë euro, por që u gjetën nga policia dhe iu rikthyhen pronarëve. /abcnews.al