Parlamenti francez miraton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Projektligji që përfshin protokollin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, pas miratimit në Senat më 21 korrik mori 209 vota “po” dhe 46 vota “jo” në një votim të mbajtur dje në Asamblenë Kombëtare, krahu tjetër i parlamentit francez

Në Francë, pas Senatit edhe Asambleja Kombëtare miratoi projektligjin që përfshin protokollin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projektligji që përfshin protokollin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, pas miratimit në Senat më 21 korrik mori 209 vota “po” dhe 46 vota “jo” në një votim të mbajtur dje në Asamblenë Kombëtare, krahu tjetër i parlamentit francez.

Në votim krahas frontit në pushtet, për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhanë mbështetje Republikanët (LR), Partia Socialiste (PS) me të Gjelbërit (EELV). Projektligji për miratimin e protokollit u kundërshtua nga partia ultra e majtë Franca e Panënshtruar (LFI), ndërsa partia e djathtë e Unitetit Kombëtar (RN) ka mbetur “abstenim”.

Ministrja e jashtme e Francës, Catherine Colonna, nga llogaria e sa Twitter ndau fotografinë lidhur me projektligjin dhe shprehu “Kisha nderin të mbroj këtë tekst në emër të qeverisë. Siguria jonë është rritur me këto anëtarësime”.

Parlamenti francez përbëhet nga dy anë nga Asambleja Kombëtare dhe Senati. /aa