Parlamenti i Irakut miratoi projektligjin që ndalon normalizimin me Izraelin

Deputetët irakianë votuan sot duke miratuar një projektligj i cili ndalon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra për media e Parlamentit në deklaratën e saj tha se asambleja miratoi projektligjin që “kriminalizon normalizimin e lidhjeve me entitetin sionist”.

Sipas ligjit të miratuar, personat që do të bëjnë bashkëpunim politik, diplomatik dhe të sigurisë me Izraelin, do të dënohen me burgim të përjetshëm dhe dënim me vdekje. /aa