Partia e presidenti rus Vladimir Putin po shkon drejt një fitoreje të zgjedhjeve legjislative, në ditën e tretë të zhvillimit të tyre në Rusi, për shkak të mungesës së kundërshtimit të vërtetë pas likuidimit të lëvizjes së Alexey Navalny-t dhe bllokimit të udhëzimeve të tij të votimit nga gjigantët dixhitalë nën presion.
Zgjedhjet triditore, nga e premtja, priten të fitohet nga partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pavarësisht jopopullaritetit të saj, pas muajsh represioni që kanë dobësuar rëndë kritikët e Putinit.
Aktivisti antikorrupsion dhe kundërshtari kryesor i Kremlinit, Alexei Navalny, 45 vjeç, u burgos në janar për një rast mashtrimi, të cilin ai e konsideron politik.
Organizatat e tij u ndaluan për “ekstremizëm” para zgjedhjeve dhe shumë nga kuadrot e tijj u larguan nga vendi nga frika e ndjekjes penale.
Votimi synon të rinovojë 450 mandatet e deputetëve të Duma-s, dhoma e ulët e parlamentit, e mbizotëruar aktualisht nga Rusia e Bashkuar. /atsh