Ballina Arritje Teknologji Partneri blockchain i PayPal krijon aksidentalisht 300 trilionë dollarë PYUSD, dyfishin e...

Partneri blockchain i PayPal krijon aksidentalisht 300 trilionë dollarë PYUSD, dyfishin e GDP-së së botës

Paxos e pranoi përmes një postimi në rrjetin social X duke siguruar klientët se fondet e tyre janë të sigurta dhe ato 300 trilionë dollarë PYUSD janë djegur tashmë.

Një gabim që nuk duhej të ndodhte, partneri blockchain i PayPal Paxos aksidentalisht krijoi 300 trilionë tokenë PYUSD ditën e Mërkure. Stablecoin-i i PayPal, i cili debutoi në 2023, ruan vlerën 1:1 me dollarin Amerikan.

300 trilionë dollarë është më shumë se dyfishi i GDP-së së tërë botës prej 117 trilionë dollarë. Shkurtimisht, është një gabim trashanik nga Paxos.

Të paktën ky veprim u duket se ishte një gabim. Paxos e pranoi përmes një postimi në rrjetin social X duke siguruar klientët se fondet e tyre janë të sigurta dhe ato 300 trilionë dollarë PYUSD janë djegur tashmë.

Kompania tha se ishte një gabim teknik i brendshëm. Normalisht është një gabim trashanik, por kur bëhet fjalë për financat, veçanërisht në botën e blockchain dhe kripto mund të jetë i kushtueshëm.

Exit mobile version