Ballina Lajmet Kosovë Pas operacionit të “zorrës qorre” vdes 19 vjeçari nga Drenasi, familjarët fajësojnë...

Pas operacionit të “zorrës qorre” vdes 19 vjeçari nga Drenasi, familjarët fajësojnë mjekët

Mbrëmë rreth orës 00:06, 19 vjeçari, Drin Leku nga Bainca e Drenasit ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Familjarët fajin e vënë të mjekët e kësaj qendre që nga pakujdesia dhe neglizhenca ka ardhur deri të humbja e djalit të tyre.

Drini ishte operua nga një operacion i quajtur në gjuhen popullore “zorra qorre”.

“Sot ne oren 00:06 ndrroj jetë djali i vellaut tim Drin Rrustem leku papritmas nga pajkujdesia e mjeksis son për një intervenim të voge, lus Zotin qe tash e mas mos ti perseritet askujt,me dhimbje te thell i njoftoj miq dashamir shok,per kohen e varrimit ju lajmrojmi me kohë arsyeja se trupi i Drini gjindët ne mjeksin ligjore”, ka shkruar Naser Leku axha i të ndjerit.

Lajmi.net ka kontaktuar me ekipet kujdestare në QKUK mirëpo ata kanë refuzuar të japin informacione përmes telefonit.

Trupi i të ndjerit, si njoftojnë familjarët, është në mjekësinë ligjore.

Exit mobile version